Policia tregon për aksidentin e rëndë në Drenas ku dy persona përfundun në QKUK
03

Lexo edheNë Komoran të Drenasit, vidhet makina, me pasaporta e dokumenta (FOTO)

Policia e Kosovës ka njoftuar për aksidentin e djeshëm në Drenas, ku dy përsona përfunduan në QKUK.
Në fshatin Zabel i Ultë i Drenasit Ka ndodhur një aksident trafiku në të cilin janë përfshirë dy vetura. I dyshuari mashkull kosovar derisa ishte duke drejtuar veturën, dyshohet nga pakujdesia ka goditur veturën tjetër të cilën ishte duke e drejtuar viktima mashkull kosovar.
Si pasojë e aksidentit, lëndime kanë pësuar të dy drejtuesit, dhe janë dërguar në QKUK për tretman mjekësor.
Lidhur me rastin, është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin. /DrenicaPress/

Lexo edheNë Komoran të Drenasit, vidhet makina, me pasaporta e dokumenta (FOTO)