BallinaLajmePolicia thotë se nuk ka gjetur asnjë mjet shpërthyes përgjatë hekurudhës në...

Policia thotë se nuk ka gjetur asnjë mjet shpërthyes përgjatë hekurudhës në Mitrovicë

Të ngjajshme

Ekspertja e Turizmit: Kukësi dhe Korça po blejnë naftë nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut

Ekspertja e turizmit, Flora Xhemani Baba, ka shprehur shqetësimin...

Diskutimet dhe vendimi i trupit gjykues, momenti ku peshohet drejtësia dhe historia e vendit tonë

Shkruan: Ardian Bajraktari Në çdo proces penal, momenti kur trupi...

Rama: Nuk ka abuzim me çmimin e naftës në Shqipëri

Kryeministri Edi Rama ka folur për rritjen e çmimit...

Arrestohet një person në Mitrovicë, dyshohet se sulmoi bashkëshorten nën ndikimin e alkoolit

Një person është arrestuar në Mitrovicë pasi dyshohet se...

Tiranë/ Protesta e opozitës përpara kryeministrisë, policia njofton masat

Paria Demokratike do të mbajë sot protestën e radhës...

Policia e Kosovës ka kontrolluar të gjithë zonën e binarëve në Veri dhe asnjë mjet shpërthyes nuk është gjetur.

Kështu kanë thënë zyrtarë të Policisë së Kosovës në konferencën e mbajtur sot, ku u raportua në detaje rreth intervenimit të djeshëm që ka të bëjë me veprimet policore të realizuara në pikën kufitare Jarinje të Mitrovicës, njofton Klan Kosova.

Zëvendësdrejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Naim Rexha si dhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës Baki Kelani, në konferencën e mbajtur konfirmuan se janë krejtësisht të pavërteta raportimet e mediave serbe se është përgatitur sulm terrorist dhe se ka mjete shpërthyese në binarët ku do të qarkullonte treni i nisur nga Beogradi për në Mitrovicë.

Policia e Kosovës poashtu ka bërë të ditur që nuk ka pasur asnjë incident të mundshëm gjatë operacionit të djeshëm derisa pohuan se të gjitha veprimet policore të realizuara janë bërë vetëm nga policia dhe jo nga ndihma e KFOR apo Eulex.

‘’Kemi bashkëpunim me KFOR dhe EULEX, por ata janë reaguesit e dytë dhe të tretë, por që në rastin e djeshëm nuk qe e nevojshme ndërhyrja e tyre, të gjitha operacionet i ka realizuar Policia e Kosovës me njësitet e saj relevante’’.

Poashtu në përfundim Policia e Kosovës ka siguruar të gjithë qytetarët e saj se gjendja në mbarë vendin është stabile

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz