BallinaLajmePolicia shqiptare gjen drogë në banesën e një drejtori të burgut, arrestohet...

Policia shqiptare gjen drogë në banesën e një drejtori të burgut, arrestohet një person, katër të tjerë në kërkim

Të ngjajshme

Çfarë moti do të mbajë këtë fundjavë?

Me urimin për festën e Fitër Bajramit, Instituti Hidrometeorologjik...

La Liga, krejt sytë te derbi madrilen mes Realit dhe Atleticos

Këtë javë luhet xhiroja e 30-të në La Liga,...

Hoxhaj thotë se është koha për një model të ri bashkëpunimi opozitar

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj ka...

Policia ka zbardhur detaje nga operacioni i zhvilluar në fshatin Kurtaj, Peqin, ku u zbulua një ambient i përshtatur për kultivimin e bimëve narkotike në pronësi të familjes Hasa, në të cilën është përfshirë edhe drejtori i burgut të Rrogozhinës, Bilal Hasa.

Gjatë kontrollit u konstatuan 1,105 vazo me bimë dhe fidanë të dyshuar kanabis, si dhe pajisje elektrike që shërbenin për kultivimin e tyre, raporton A2CNN.

Në pranga ka rënë shtetasi E. D., 23 vjeç, banues në Gjocaj, faturist i energjisë elektrike, i dyshuar për “Shpërdorim detyre”.

Ndërkohë, katër persona të tjerë janë shpallur në kërkim.

Një ditë më parë, Bilal Hasa është vetëdorëzuar në polici, është marrë në pyetje dhe më pas është lënë i lirë. Ai ka deklaruar se ambjenti është në pronësi të vëllait të tij, Romario Hasa, dhe se nuk kishte dijeni për aktivitetin e paligjshëm.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz