BallinaLajmePolicia serbe arreston dy persona në Llaush të Podujevës

Policia serbe arreston dy persona në Llaush të Podujevës

Të ngjajshme

Policia serbe ka arrestuar dy persona në fshatin Llaush të Podujevës, saktësisht në brezin kufitar Kosovë-Serbi.

Arrestimin e tyre e ka konfirmuar për Indeksonline, zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani i cili ka bërë të ditur se arrestimi ka ndodhur dje gjatë pasdites saktësisht në ora 18:45, në brezin kufitar në mes të Kosovës dhe Serbisë.

“Informacioni  i pranuar nga Policia e Kosovës ka të bëjë fillimisht me arrestimin e një personi, e më pastaj edhe arrestimin e personit të dytë (m/sh/k) nga autoritet policore serbe. Sipas informacioneve të deritanishme personave të arrestuar iu  janë konfiskuar edhe mjetet/traktorët  e tyre”, ka thënë Kelani.

Gjithashtu sipas tij Policia e Kosovës është duke e trajtuar këtë informacion/rast përmes kanaleve zyrtare.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz