Policia për aksidentin në Komoran, një person ka ndërruar jetë e dy persona janë të lëduar
03

Lexo edheHajnat në aksion, shih se si vjedhin arkat në një lokal, në Komoran (VIDEO)

Një person ka humbur jetën dhe dy të tjerë janë lënduar në një aksident trafiku që ka ndodhur sot në magjistralen Prishtinë-Pejë përkatësisht në fshatin Komoran.
Lajmin për Klan Kosova e ka konfirmuar Daut Hoxha, zëdhënës i Policisë së Kosovës.
” Një aksident ka ndodhur rreth orës 11:15 në fshatin Komoran. Nga ky aksident një person e ka humbur jetën dhe dy të tjerë janë lënduar, por jashtë rrezikut për jetën. Në aksident kanë qenë të përfshira pesë vetura .”- tha Hoxha.

Lexo edheHajnat në aksion, shih se si vjedhin arkat në një lokal, në Komoran (VIDEO)
Policia e Kosovës në për shkak të numrit të madh të aksidenteve bën apel tek te gjithë drejtuesit e automjeteve, që për shkak të ndërrimit të kushteve atmosferike të kenë kujdes të shtuar gjatë drejtimit të automjeteve, dhe të përshtatin shpejtësinë e lëvizjes.