back to top
Thursday, January 29, 2026
BallinaLajmePolicia ngrit kallëzim penal ndaj Shpejtim Bulliqit pasi sulmoi fizikisht qytetarin në...

Policia ngrit kallëzim penal ndaj Shpejtim Bulliqit pasi sulmoi fizikisht qytetarin në ambulancë

Të ngjajshme

Zbulohet papritur: Ismet Beqiri pritet të jetë kandidat për kryetar të LDK-së

Të shtunën Lidhja Demokratike e Kosovës do të mbaj...

‘Arritje e madhe për kujtesën e Kosovës’, ASHAK arrin 8.5 milion skanime digjitale

Agjencia Shtetërore e Arkivave të Kosovës ka njoftuar se...

E pabesueshme ku ka rënë Insigne, dikur yll i madh në Serie A

Ylli i dikurshëm i Napolit, Lorenzo Insigne do të...

Bllokada e Kuvendit mund të kthehet sërish

Nëse në periudhën e ardhshme nuk arrihet një marrëveshje...

Normalizohet lëvizja e kamionëve edhe në hyrje-dalje të Maqedonisë Veriore

Shoqata e Transportuesve të Maqedonisë së Veriut ka vendosur...

Policia e Kosovës ka ngritur kallëzim penal ndaj kryetarit të Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi për veprën penale të lëndimit të lehtë trupor.

Ky kallëzim penal është ngritur për shkak të një incidenti që kishte ndodhur më 9 shkurt 2021 në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në Podujevë, ku sipas disa videove të publikuara, Bulliqi shihet të jetë kacafytur me një qytetar të quajtur Ramadan Zymeri.

Për këtë incident, Policia thotë se ka kryer veprime hetimore në koordinimin me Prokurorin e Shtetit dhe më 24 shkurt 2021, ka përcjell rastin në prokurori me kallëzim penal ndaj Bulliqit.

“Ju njoftojmë se Policia për këtë incident ka iniciuar rastin, Lëndim i lehtë Trupordhe në koordinim me Prokurorin e shtetit, ka kryer veprimet hetimore. Rasti është proceduar në Prokurori me datën 24.02.2021 me kallëzim penal, për çdo informatë shtese ju lusim t’i drejtoheni Prokurorisë Themelore në Prishtinë.” – thuhet në një përgjigje të Policisë së Kosovës.

Ky rast tashmë është duke u trajtuar në Prokurorinë Themelore në Prishtinë.

Në një përgjigje që “Betimi për Drejtësi” ka marr nga kjo prokurori, thuhet se prokurori i çështjes ka ndërmarrë veprimet procedurale për këtë rast ndërsa hetimet nuk kanë marrë ende një epilog.

“Referuar kërkesës suaj, lidhur me këtë rast ju njoftojmë se prokurori i çështjes ka ndërmarrë veprime procedurale në pajtim me Kodin e Procedurës Penale të Republikës së Kosovës. Rasti është duke u trajtuar në Departamentin e Përgjithshëm.” – thuhet në përgjigjen e zyrtares për informim të Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Laureta Ulaj.

Ndryshe, më 9 shkurt 2021, qytetari Ramadan Zymeri e kishte denoncuar në Policinë e Kosovës, Shpejtim Bulliqin.  Zymeri pretendonte se ishte sulmuar fizikisht dhe verbalisht nga Bulliqi në shtëpinë e shëndetit në Podujevë.

Të Fundit

Sport

ShowBiz