back to top
Saturday, December 6, 2025
BallinaRegjionaleMitrovicëPolicia me masa të shtuara në qytetin e Mitrovicës

Policia me masa të shtuara në qytetin e Mitrovicës

Të ngjajshme

Alban Skenderaj i drejtohet Klodit me disa fjalë, pasi e kuptoi se ishte në publik

Alban Skenderaj e ka përshëndetur banorin e BBVK4, Klodin...

Kosova, nëse kualifikohet në Kupën e Botës, lojën e parë do ta luaj kundër Australisë

Kombëtarja e Kosovës sot ka mësuar kundërshtarët e mundshëm,...

Momente emocionale për Klodin, ndjek koncertin e Alban Skenderajt në mesin e mijëra shikuesve

Klodi ka përjetuar momente të paharrueshme jashtë shtëpisë më...

Suhareka po bëhet me super stadium, Albin Kurti njofton investimin prej 11 milionë eurosh

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti,...

Në vazhdën e angazhimeve konkrete në ofrimin e sigurisë në trafikun rrugor, në kuadër të Stacioni Policor Jugu në Mitrovicë, ka filluar së implementuari plani i veprimit me masa të shtuara në ofrimin e sigurisë rrugore, ku në fokus do të jetë zona urbane e qytetit të Mitrovicës, që ka për qëllim ngritjen e vazhdueshme të sigurisë në trafikun rrugor, uljen e aksidenteve, eliminimin e parkimeve të parregullta si dhe eliminimin e kolonave në qytet.

Plani i veprimit rezulton si domosdoshmëri e rrethanave të krijuara dhe masave të parapara për të ndërmarrë në kuadër të planifikimeve operative policore para sezonit veror në qytetin e Mitrovicës.

Ndër prioritetet e veprimit policor në ditët në vijim do të jenë rrugët “Mbretëresha Teutë” dhe “Shemsi Ahmeti”, marrë parasysh fluksin e automjeteve në këto dy rrugë të cilat ndërlidhen me rrugët nacionale dhe regjionale, ku si rrjedhojë kërkohet angazhim për të mundësuar një sistem funksional të qarkullimit të trafikut rrugor.

Brenda planit operativ, masat e shtuara dhe fazat e veprimit do të jenë të njëpasnjëshme, rrjedha e qarkullimit të trafikut rrugor në qytet do të kontrollohet dhe drejtohet me udhëzimet e dhëna nga zyrtarët policorë. Me këtë rast, drejtuesit e automjeteve dhe pjesëmarrësit tjerë në trafik, varësisht nga rrethanat, do të marrin të gjitha instruksionet e duhura nga zyrtarët e Policisë në terren.

Masat e shtuara policore në kuadër të planit të veprimit edhe pse nuk ka qëllim primar ndëshkimin, për të gjithë pjesëmarrësit në trafikun rrugor që bien ndesh me ligjet e trafikut, policia do të vazhdojë të shqiptoj masa ligjore të cilat do të shërbejnë si masa parandaluese.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz