back to top
Wednesday, September 24, 2025
BallinaLajmePolicia me aksion të madh në dy zona të Kosovës, dyshime për...

Policia me aksion të madh në dy zona të Kosovës, dyshime për përfshirje në veprimtari të ndryshme kriminale

Të ngjajshme

Policia e Kosovës në bashkëpunim me prokuroritë kompetente, është duke zhvilluar sot dy operacione në dy rajone të ndara të vendit.

Aksionin për Lajmi.net e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani, i cili tha se operacionet janë duke u zhvilluar mbi bazën e dyshimeve për përfshirje të personave të caktuar në veprimtari kriminale.

“Policia e Kosovës me njësitë e saja relevante, me autorizim të prokurorisë kompetente, është duke i realizuar dy operacione policore, të cilat përfshijnë disa lokacione në dy rajone të ndara. Operacionet policore janë duke u realizuar mbi dyshimet për përfshirje në veprimtari të ndryshme kriminale të personave të dyshuar”, tregoi Kelani.

Ai nuk dha detaje shtesë lidhur me natyrën e veprimtarive kriminale apo numrin e të arrestuarve, duke shtuar se informacione më të hollësishme do të ndahen me publikun pas përfundimit të operacioneve dhe përpilimit të raporteve zyrtare.

Operacionet janë pjesë e përpjekjeve të vazhdueshme të Policisë së Kosovës për luftimin e krimit dhe forcimin e rendit dhe ligjit në të gjitha rajonet e vendit./Lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz