BallinaLajmePolicia konfiskon një automjet me targa serbe dhe “pajisje të kundërligjshme” në...

Policia konfiskon një automjet me targa serbe dhe “pajisje të kundërligjshme” në Mitrovicën e Veriut

Të ngjajshme

West Hami ja lehtëson Arsenalit, merr një pikë të rëndësishme ndaj Cityt

Ka përfunduar ndeshja e Premierligës mes West Hamit dhe...

Trump: Shumë vende do të dërgojnë anije luftarake për Ngushticën e Hormuzit

Presidenti i Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Donald Trump,...

Boga ia dhuron Juventusit një fitore të madhe në udhëtim tek Udinese  

Jeremie Boga shënoi për ndeshjen e tretë radhazi në...

Gaza goditet nga stuhia e rëres, banorëve iu kërkohet të strehohen

Banorëve të Gazës u është kërkuar të gjejnë strehim...

Policia e Kosovës ka gjetur një veturë me targa të Serbisë dhe me kamera të montuara në rrugën “Knjaz Milos” në Mitrovicën e Veriut.

Sipas njoftimit të Policisë, automjeti po qëndronte kundërligjshëm në Kosovë dhe ai është sekuestruar dhe i është “proceduar” Doganës.

“Me datën 05.09.2025 ne rrugën” Knjaz Milos”, Mitrovicë Veri, Policia e Kosovës ka hasur një veture te parkuar Skoda Octavia ngjyre hiri me targa të Serbisë. Ne ketë veture kane qenë te montuara dy kamera profesionale dhe pajisje te GPRS. Vetura ne fjale është sekuestruar dhe me kompani tërheqëse është sjellë ne stacionin Policor Mitrovicë Veri, ku pas verifikimit në sistemin e PK-së ka rezultuar se ishte futur në Republikën e Kosovës në vitin 2022. Sipas Ligjit për Automjete 05/L-132, neni 41, qëndrimi i automjetit në Republikën e Kosovës më shumë se tre muaj konsiderohet i kundërligjshëm dhe i njëjti është proceduar për në Doganën e Kosovës për veprime të mëtejme”, thuhet në njoftim.

Policia tha se kanë kontaktuar me “personin gjegjës”, i cili ishte paraqitur në stacionin policor, dhe se ka deklaruar se “vetura është e “Narodna Banka Srbije ” dhe kjo veture ishte përdorur me herët për transportimin e pareve nga Serbia ne Kosovë”.

“Gjatë kontrollit të detajuar nga zyrtarët policorë, në automjet janë gjetur dy Kamerat e vendosura, një DVR dhe një ekran i monitorimit të vendosur në kundërshtim me Ligjin për Mbrojtjen e të Dhënave Personale dhe Privatësinë 06/L-082. Për këtë arsye, në vendngjarje janë ftuar përfaqësues të Agjencisë për Informim dhe Privatësi (AIP), të cilët kanë konfiskuar pajisjen për procedura të mëtutjeshme ligjore”, thuhet në njoftim.

“Policia e Kosovës rikujton qytetarët se: 1. Bazuar në Ligjin për Mbrojtjen e të Dhënave Personale dhe Privatësinë 06/L-082, vendosja e kamerave ose pajisjeve të regjistrimit në automjete ose hapësira private pa autorizim dhe pa sinjal informues për publikun është e ndaluar dhe përbën shkelje të privatësisë. 2. Bazuar në Ligjin për Automjete 05/L-132, neni 41, posedimi dhe qarkullimi i automjeteve me targa të huaja në territorin e Kosovës është i kufizuar dhe i lejuar vetëm në afatet e përcaktuara me ligj. Çdo automjet që tejkalon këto afate konsiderohet i kundërligjshëm dhe ndaj tij ndërmerren masa ligjore, përfshirë konfiskimin dhe procedimin në Doganën e Kosovës”, thuhet më tej në njoftim.

Policia u ka bërë apel qytetarëve që “të respektojnë legjislacionin në fuqi dhe t’i shmangen veprimeve të kundërligjshme. Çdo shkelje e ligjit do të ndëshkohet me masat e parapara ligjore”.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz