back to top
Saturday, December 20, 2025
BallinaLajmePolicia konfirmon se shtetasit turq nuk janë në Kosovë

Policia konfirmon se shtetasit turq nuk janë në Kosovë

Të ngjajshme

Rutte: Pas marrëveshjes së paqes, NATO do të reagojë ashpër ndaj çdo sulmi rus

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka deklaruar...

Interit ngopet me ”pasta bolonjeze”, eliminohet nga Superkupa e Italisë

Skuadra e Bolognas ka shkruar historinë, duke siguruar për...

Rutte: Pas marrëveshjes së paqes, NATO do të reagojë ashpër ndaj çdo sulmi rus

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka deklaruar...

Fiat zbulon modelin e ri 500 Hybrid Torino

Fiat ka nisur prodhimin e modelit të ri 500...

Laureatet e vitit, Dardan Berisha shpallet basketbollisti më i mirë i vitit 2025

Federata e Basketbollit të Kosovës (FBK) ka ndarë çmimet...

Familjarë të gjashtë shtetasve turq, të arrestuar të enjten nga Kosovë, kanë pritur me orë të tëra të premten në mbrëmje para aeroportit ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, pas njoftimeve të pakonfirmuara se disa nga të arrestuarit “nuk janë deportuar fare në Turqi” dhe se gjenden në ndërtesën e vjetër të aeroportit.

Ndërtesa e vjetër e aeroportit gjendet fare pranë objektit të ri, menaxhimin e të cilit e bën konsorciumi turko-francez, Limak-Aeroport de Lyon që nga viti 2010.

Policia e Kosovës, përmes një komunikate dërguar Radios Evropa e Lirë, thotë se “qytetarët turq, të cilëve u është revokuar leja e qëndrimit në Kosovë, janë larguar me aeroplan nga Aeroporti i Prishtinës në ora 11:05 minuta të datës 29.03.2018”.

Autoritetet në Kosovë arrestuan të enjten gjashtë shtetas turq, pesë nga ta punonjës të Institucionit Arsimor Gylistan, pronë e klerikut turk Fethullah Gulen të cilin presidenti turk Recep Tayyip Erdogan e fajëson për një përpjekje grusht shteti në Turqi, dy vjet më parë, si dhe një mjek turk në Kosovë.

Udhëheqësit e institucioneve të Kosovës, presidenti Hashim Thaçi, kryeministri Ramush Haradinaj dhe kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, kanë theksuar se nuk kanë pasur informacione për aksionin e institucioneve të sigurisë për arrestimin dhe dëbimin e qytetarëve turq.

Haradinaj, të premten, liroi nga detyra ministrin e Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj, dhe drejtorin e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI), Driton Gashi.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz