back to top
Tuesday, December 9, 2025
BallinaLajmePolicia kërkon bashkëpunim nga qytetarët për arrestimin e këtij personi

Policia kërkon bashkëpunim nga qytetarët për arrestimin e këtij personi

Të ngjajshme

Arrestohet ish-lojtari i Premierligës

Bëhet fjalë për sulmuesin, Ivan Toney i cili u...

Punëtorët e Luvrit njoftojnë grevë për kushtet e punës pas grabitjes

Punëtorët në Muzeun e Luvrit në Paris votuan të...

57 bllokime, asnjë qeveri – Zgjedhjet që “ngrinë” Kosovën

Zgjedhjet e 9 shkurtit nisën si të zakonshme, por...

Leonora ndaj Labit: Marre po më vjen, e sulmove Elijonën në traumat e saj

Opinionistja e Big Brother VIP Kosova 4, Leonora Jakupi,...

Dy persona dënohen me burg, pas shantazhit ndaj Heung-min Son

Son Heung-min konsiderohet si një nga futbollistët më të...

Policia e Kosovës ka kërkuar bashkëpunim nga qytetarët në mënyrë që të kapet personi i dyshuar Armend Kadrijaj nga Vitomerica e Pejës.

Policia bën të ditur se personi i dyshuar kërkohet për veprën penale “Vjedhje e rëndë”, transmeton Telegrafi.

“Policia e Kosovës, Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, ka siguruar autorizimin e Prokurorisë Themelore në Pejë për publikimin e fotos të personit të dyshuar, me qëllim lokalizimin dhe rrjedhimisht arrestimin e tij”, thuhet në njoftimin e policisë.

Personi i dyshuar është:

• ARMEND (FLORIM) KADRIJAJ i lindur me 23.05.1989, në Vitomiricë- Pejë.

• I dyshuari është i kërkuar për veprën penale:

• Vjedhje e Rëndë

I dyshuari i lartcekur kërkohet nga Gjykata Themelore e Pejës.

Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor.

Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës:
– 192 dhe 080019999 (pa pagesë)
– 039 432 327-Drejtoria Rajonale Pejë
– E-mail adresa: [email protected]

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz