back to top
Friday, August 8, 2025
BallinaLajmeLajmet e FunditPolicia kap në flagrancë hajnat e pyllit traktori “full” me dru

Policia kap në flagrancë hajnat e pyllit traktori “full” me dru

Të ngjajshme

Më 07.08.2025 rreth orës 18:20, në stacionin policor në Zveçan është raportuar një rast i vjedhjes së pyllit.

Njësitë policore i janë përgjigjur menjëherë thirrjes dhe kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku kanë hasur në dy persona të cilët ishin me traktor me rimorkio të ngarkuar me dru.

Të dyshuarit, E.B. (34 vjeç) dhe S.B. (42 vjeç), janë arrestuar dhe janë intervistuar nga hetuesit policorë.

Pas përfundimit të procedurave të nevojshme, me urdhër të prokurorit të shtetit, ata janë liruar në procedurë të rregullt, ndërsa ndaj tyre është iniciuar rast për veprën penale “Vjedhje e pyllit”.

Policia do të vazhdojë me përkushtim angazhimin në parandalimin dhe trajtimin e veprave penale, me qëllim të ruajtjes së rendit, sigurisë dhe mbrojtjes së mjedisit.

Njëkohësisht, inkurajojmë qytetarët që të bashkëpunojnë me policinë dhe të raportojnë çdo veprim të dyshuar përmes numrit 192 apo përmes aplikacionit “Lajmëro policinë”.

- Advertisement -

Të Fundit