BallinaLajmePolicia jep njoftim të rëndësishëm për aplikantët lidhur me mbajtjen e testit...

Policia jep njoftim të rëndësishëm për aplikantët lidhur me mbajtjen e testit me shkrim

Të ngjajshme

Miftaraj për Ligjin për të Huajt: Kurti ka shkelur ligjin

Ehat Miftaraj, nga IKD në emisionin “Click” të RTV21,...

Reali “pulë” në ligë, “skifter” në Champions League

Real Madridi ka siguruar kalimin në çerekfinale të Ligës...

PSG-ja e ‘shkel’ Chelsean në Londër, kalon në çerekfinale

Paris Saint-Germain e ka kryer punën me lehtësi ndaj...

Viktima në Skenderaj është profesori Lushtaku

Një këmbësor është goditur për vdekje nga një veturë...

Informacione shtesë për aplikantët lidhur me mbarëvajtjen e testit me shkrim që do të mbahet nesër dhe pasnesër (15 dhe 16 shtator 2018) nga Policia e Kosovës (PK)…

Policia e Kosovës  ka informuar me kohë  të gjithë aplikantët të cilët i kanë plotësuar kriteret e konkursit publik për zyrtar policor dhe njëherit ka ftuar ata që t’i nënshtrohen testimit me shkrim i cili do të mbahet në nivel të Drejtorive Rajonale të Policisë së Kosovës me datat 15 dhe 16 shtator 2018.

Njëkohësisht Policia e Kosovës përmes kësaj shkrese zyrtare njofton kandidatët mbi procesin dhe kriteret  e testimit që duhet t’iu përmbahen, shkruan Indeksonline.

“VËMENDJE: Kandidatët duhet të paraqiten me kohë në lokacionin ku mbahet testimi me shkrim 60 minuta (një orë) para fillimit të testimit.

Kandidatët ditën e zhvillimit të testimit me shkrim duhet të kenë me vete:

  1. Numrin e aplikacionit (shih në listat e shpallura),
  2. Letërnjoftimin,
  3. Lapsi kimik me ngjyrë të kaltër i potencuar për posedim në informacionin e mëhershëm, do t’ju sigurohet nga Policia e Kosovës, andaj nuk lejohet posedimi apo përdorimi i laps (kimikëve) personalë.

VINI RE:

Kandidatët ditën e zhvillimit të testimit me shkrim nuk lejohet të posedojnë apo të përdorin pajisje të teknologjisë informative, siç janë telefonat mobilë, kalkulatorë, orë të mençura etj. Çdo tentim i futjes nëpër vendtestime të këtyre pajisjeve teknologjike apo përdorimit të tyre me qëllim tentim  kopjimin, do të pasojë me diskualifikim të menjëhershëm nga procesi i testimit. Prandaj, sugjerohen të gjithë aplikantët që i nënshtrohen testit me shkrim që të shmangin posedimin apo përdorimin e këtyre pajisjeve të teknologjisë gjatë procesit të testimit me shkrim, nga fillimi deri në përfundim, për të garantuar mbarëvajtjen e procesit

Për çdo fazë të testimit rezultatet do të publikohen në faqen e internetit të Policisë së Kosovës, duke përfshirë edhe informatat për vendin”, përfundon njoftimi.

Ndërsa për datën dhe kohën e mbajtjes së testimit me shkrim e cila tanimë është publikuar në: Kliko këtu:

/Indeksonline/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz