back to top
Friday, February 6, 2026
BallinaLajmePolicia jep detaje rreth aksidentit në Gjilan: Shoferi humb kontrollin dhe përfundon...

Policia jep detaje rreth aksidentit në Gjilan: Shoferi humb kontrollin dhe përfundon jashtë rrugës

Të ngjajshme

Lumbard Dellova shënon supergol me Ceskan, në kampionatin bullgar (VIDEO)

Lumbardh Dellova ka shënuar një supergol në kampionatin bullgar. Mbrojtësi...

Jack Thorne, mjeshtri i dramës televizive

Me ardhjen në BBC të adaptimit të ri të...

Hoxhaj i bën thirrje Kongresit Amerikan: Kosova duhet të anëtarësohet në NATO në 2026

Nga Kongresi Amerikan, ish-ministri i jashtëm i Kosovës, Enver...

Hoxhaj në Uashington: Ballkani është në dilemë sigurie, Kosova në NATO është zgjidhja

Nga Kongresi Amerikan, ish-ministri i jashtëm i Kosovës,Enver Hoxhaj...

Sot rreth orës 17:00 ka ndodhur një aksident trafiku në aksin rrugor Gjilan-Kamenicë.

Rastin për IndeksOnline e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit, Valon Osmani, ku ka bërë të ditur se vozitësi i automjetit ka humbur kontrollin mbi automjet duke përfunduar jashtë rrugës.

Osmani njoftoj se shoferi është lënduar, ndërsa ka shtuar se është duke u trajtuar në qendrën emergjente në Gjilan.

“Me datën 06.02.2026 rreth orës 17:00 kemi pranuar informacion se në aksin rrugor Gjilan-Kamenicë ka ndodhur një aksident trafiku. Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes ku në bazë të hetimeve preliminare dyshohet se vozitësi i automjetit me targa vendore mashkull kosovar, ka humbur kontrollin mbi automjet duke përfunduar jashtë rrugës si pasojë ka pësuar lëndime trupore, për të cilat është duke pranuar ndihmë mjekësore në qendrën emergjente në Gjilan. Rrethanat e këtij rasti janë duke u hetuar nga hetues policor të aksidenteve”, ka thënë Osmani.

Më poshtë mund të shihni pamje nga vendi i ngjarjes./IndeksOnline/

Të Fundit

Sport

ShowBiz