BallinaLajmePolicia jep detaje për vdekjen e 13-vjeçares nga Istogu

Policia jep detaje për vdekjen e 13-vjeçares nga Istogu

Të ngjajshme

Dy të plagosurat në Majac të Podujevës në gjendje të rëndë, dërgohen në QKUK

E dyshuara për vrasjen dhe plagosjen që ndodhi sonte...

Aksident tragjik në Vlorë, dy viktima dhe një i lënduar rëndë

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur sot në...

Goditet me veturë për vdekje një 81 vjeçar në Piranë të Prizrenit

Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 18:30...

Dajaku: Amir Rrahmani është dashur të ftohet, për përkrahje morale

Analisti i emisionit sportiv “Favorit”, që transmetohet në T7,...

Kjo është e dyshuara për vrasjen dhe plagosjen në Majac të Podujevës

Një incident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme...

Një vdekje e papritur ka ndodhur dje në Istog, ku një vajzë e shkollës fillore “Bajram Curri”, ka ndërruar jetë në bankën e klasës. Policia ka njoftuar se e njëjta është dërguar pa shenja jete në shtëpinë e shëndetit në Istog.

Njësitet policore i janë përgjigjur rastit, me vendim të prokurorit trupi i pajetë u dorëzohet familjarëve. Rasti u raportua dje rreth orës 11:20.

Vdekjen e vajzës, e cila vijonte mësimet në klasën e shtatë, e konstatuan ekipi i mjekëve të Spitalit Rajonal të Pejës, aty ku edhe u dërgua me autoambulancë për ndihmë mjekësore.

Zëdhënësi i policisë në Pejë, deklaroi për Express se rasti po cilësohet si hetim i vdekjes.

“Mund t’jua konfirmoj se një i mitur gjatë ditës së sotme është gjetur pa shenja jete. Hetimet janë duke vazhduar. Ndërkohë rasti është cilësuar si ‘Hetim i vdekjes’. Shkaqet ende nuk dihen”, ka konfirmuar Rugova për Express.

Tutje ai ka deklaruar se trupi i pajetë i viktimës i është kthyer familjes për ceremoninë mortore.

Nuk dihen ende shkaqet e vdekjes së vajzës së re. Express do t’ju mbajë të informuar për këtë çështje. /GazetaExpress/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz