BallinaLajme​Policia jep detaje për operacionet e sotme

​Policia jep detaje për operacionet e sotme

Të ngjajshme

Rayo fiton minimalisht ndaj Strasbourg

Rayo Vallecano siguroi një avantazh të ngushtë në gjysmëfinalen...

Kajtazi: Me kthimin e Thaçit në Kosovë ndryshon loja

Opinionisti Vehbi Kajtazi sonte në emisionin “Rubikon” në Klan...

Policia e Kosovës është duke kryer dy operacione policore të cilat përfshinë disa lokacione.

Këtë e ka konfirmuar, zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani, derisa ka bërë të ditur se operacionet policore janë duke u realizuar mbi dyshimet për përfshirje në veprimtari të ndryshme kriminale të personave të dyshuar.

Kelani tha se këto operacione policore po kryhen nga njësitet relevante të Policisë së Kosovës me autorizim të prokurorisë.

“Policia e Kosovës me njësitet e saj relevante, me autorizim të prokurorisë kompetente është duke i realizuar dy operacione policore, të cilat përfshijnë disa lokacione në dy rajone të ndara. Operacionet policore janë duke u realizuar mbi dyshimet për përfshirje në veprimtari të ndryshme kriminale të personave të dyshuar. Pas përfundimit dhe kompletimit të veprimeve policore, në bashkëpunim dhe koordinim me prokurorinë mund të bëhen publike informacione shtesë”, tha Kelani.

Nga Prokuroria Themelore në Pejë kanë thanë se nuk mund të japin informacione, pasi operacionet policore janë ende duke u zhvilluar.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz