Policia e Kosovës sot në mëngjes ka dhënë detaje për aksidentin ku humbi jetën Bekim Sylkaj nga Drenasi.

Sipas policisë aksidenti ka ndodhur në Brese të Fushë Kosovës, të premten në orën 02:57.

“Një person derisa ishte duke drejtuar veturën e tipit BMË, dyshohet nga pakujdesia dhe mospërshtatja e shpejtësisë kushteve të rrugës, ka humbur kontrollin mbi veturë dhe ka goditur mbrojtëset e rrugës-autostradës”, thuhet në njoftimin për media të Policisë së Kosovës.

Si pasojë e aksidentit, lëndime vdekjeprurëse ka pësuar viktima mashkull K/Shqiptar-pasagjerë në veturë, vdekjen e të cilit e ka konstatuar ekipi mjekësor, ndërsa lëndime ka pësuar edhe një pasagjerë tjetër mashkull K/Shqiptar, i cili është dërguar për tretman mjekësor në QKUK.