Policia jep detaje për aksidentin në Badovc, ka të lënduar [Foto]
![Featured image for Policia jep detaje për aksidentin në Badovc, ka të lënduar [Foto]](/_next/image?url=https%3A%2F%2Fapi.drenicapress.org%2Fwp-content%2Fuploads%2F2026%2F08%2Flajmi-i-fundi-drenica-press.png&w=3840&q=75)
Policia e Kosovës ka jep detaje të reja për aksidentin e ndodhur në orën 13:00 në magjistralen Prishtinë-Gjilan, konkretisht në Badovc.
Zëdhënsja për informim e PK-së, Flora Ahmeti ka thënë për ‘Indeksonline’ se në këtë aksident janë të përfshira tri vetura, si dhe janë lënduar 5 persona të cilët janë dërguar në QKUK.
“Rreth ores 13:00 ne magjistralen Prishtine-Gjilan ka ndodhur nje aksident trafiku ne mes te tri automjeteve. Ne kete aksident jane lenduar 5 persona dhe te njejtit jane derguar ne QKUK per tretman mjekesor. Automjetet e perfshira jane nje vetur e tipit Passat nje veture Polo dhe nje Kamion”, ka thënë Ahmeti.

Lexo edheHaradinaj-opozitës: U ka kapur panika, një orë e imja në punë, sa krejt vitet tuaja (Video/Foto)
Po ashtu njësiti i trafikut rajonal të Prishtines po merret me hetimin e rastit./Indeksonline/
















