Policia jep detaje për aksidentin mes dy veturave në autostradën “Ibrahim Rugova”, dy të lënduar
dp

Lexo edheKEDS tregon për qytetet ku sot do të ketë reduktime të energjisë elektrike shkak i punimeve

Zëdhënësi i Policisë, Bajram Krasniqi, ka konfirmuar për Lajmi.net se në aksident janë përfshirë dy vetura, ndërsa si pasojë dy persona kanë mbetur të lënduar.
“Policia në ora 07:47 është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në autostradë, kilometri i 27 drejtimi Suharekë-Duhël. Sipas njësisë policore në aksident janë përfshirë dy automjete dhe si pasojë e aksidentit dy persona kanë pësuar lëndime. Policia është duke u marrë me procedurat në vend- ngjarje”, ka thënë Krasniqi.
Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po merret me hetimin e rrethanave që kanë çuar deri te aksidenti./Lajmi.net/

Lexo edheKEDS tregon për qytetet ku sot do të ketë reduktime të energjisë elektrike shkak i punimeve