BallinaLajmePolicia: Gjendja e sigurisë në pjesën veriore të Kosovës, pas largimit të...

Policia: Gjendja e sigurisë në pjesën veriore të Kosovës, pas largimit të pengesave, i është kthyer normalitetit

Të ngjajshme

Thierry Henry vlerëson Kroacinë dhe Luka Modriqin

Ish-sulmuesi francez, Thierry Henry ka vlerësuar lartë Kroacinë dhe...

Magna Carta: Pushteti si shërbim, jo si sundim

Shkruan: Arben Malaj Mesazhi i Magna Carta-s (Karta e Madhe...

Sipërmarrësi kosovar dënohet me burg dhe gjobë milionëshe për transferta të dyshimta në Kosovë

Gazeta zvicerane “Bote der Urschweiz” raporton se një gjykatë...

Policia e Kosovës është deklaruar për heqjen e Njësisë Speciale nga veriu i vendit, si dhe për largimin e barrikadave nga protestuesit serbë.

Sipas policisë, gjatë ditës së sotme janë hequr 13 barrikada të vendosura nga banorët lokal serbë në Jarinje dhe Bërnjak.

Pas këtyre veprimeve, sipas policisë pikëkalimi kufitar në Bërnjak dhe në Jarinjë janë liruar për qarkullim dhe është kthyer normaliteti.

“Referuar zhvillimeve dhe marrëveshjes së arritur në Bruksel ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Serbisë për targat e automjeteve, sot më 02 tetor 2021 në ditën e trembëdhjetë (13), pengesat/barrikadat e krijuara në të gjitha lokacionet kanë filluar të largohen nga vet personat të cilët i kanë vendosur ato dhe rrugët në drejtim të pikë kalimeve kufitare Jarinje dhe Bërnjak janë liruar për qarkullim”, thuhet në njoftim.

Njoftimi i plotë:

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz