back to top
Friday, December 5, 2025
BallinaLajmePolicia gjen veturën e vjedhur të Agim Çekut

Policia gjen veturën e vjedhur të Agim Çekut

Të ngjajshme

Të hënë rreth orës 21 në Policinë e Kosovës, është lajmëruar për një vjedhje të një veture të tipit Tauran.

Hajnat në fshatin Llabnasellë kishin vjedhur veturën e deputetit të PDK-së Agim Çekut.

Policia ishte vënë në kërkim të autorëve, ku rreth orës 5 të mëngjesit, ka arritur ta gjejë veturën, në një lokacion në Fushë Kosovë.

Lajmin për Klan Kosovën e ka bërë të ditur, zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti.

Ajo bëri të ditur se autorët e vjedhjes ende nuk janë kapur dhe se policia po vazhdon punën e saj në zbardhjen e rastit dhe kapjen e autorëve.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz