Policia gjen drogë, armë e municion në Prizren – arrestohen pesë persona
dp
Lexo edheMoti për sot: Vranësira e intervale me diell – temperatura maksimale arrin deri në 19°C
Policia e Kosovës ka kryer bastisje të premten në Prizren, në një pronë të disa peronave.
Bazuar në njoftimin e Policisë, gjatë bastisjes u gjetën dhe u sekuestruan 21.77 gramë marihuanë, 25 gramë kokainë, tre grinder, një AK 47, dy shufra metali, një elektroshok, 251 fishekë dhe dy revole.
Nga ky aksion, në pranga të Policisë përfunduan pesë persona, ku njëri prej tyre u dërgua në mbajtje, derisa katër të tjerët u liruan në procedurë të rregullt.

Lexo edheMoti për sot: Vranësira e intervale me diell – temperatura maksimale arrin deri në 19°C
“Njësitë policore me autorizim të prokurorit kanë bastisur pronën e të dyshuarve meshkuj kosovarë, ku janë gjetur dhe sekuestruar: 21.77 gramë marihuanë, 25 gramë kokainë, tre grinder, një AK 47, dy shufra metali, një elektroshok, 251 fishekë dhe dy revole. Lidhur me rastin janë arrestuar 5 persona dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit njëri dërgohet në mbajtje, ndërsa 4 lirohen në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24-orësh të PK-së.