Policia e Mitrovicës konfiskon armë në tri qytete të ndryshme
01

Lexo edheA do t’i ndëshkojë Qeveria mësimdhënësit në pagë, për orët e humbura gjatë grevës?

Arma e parë është konfiskuar në Mitrovicë, e cila sipas Policisë është gjetur gjatë bastisjes së një shtëpie në fshatin Koshtovë.
Policia ka njoftuar se arma e dytë është konfiskuar në Skenderaj, ku pas informacionit të pranuar për të shtëna me armë zjarri, Policia ka identifikuar lokacionin dhe nga i dyshuari kanë konfiskuar një pistoletë me të cilën dyshohet se kishte shtënë në një aheng familjar.
Ndërsa, arma e tretë është konfiskuar në Vushtrri. Pas kontrollit të detajuar te një person tanimë i dyshuar është gjetur një armë e llojit pistoletë.
Lexo edheA do t’i ndëshkojë Qeveria mësimdhënësit në pagë, për orët e humbura gjatë grevës?
Në njoftimin e Policisë thuhet se ndaj tre të dyshuarve janë iniciuar raste për veprat penale ‘armëmbajtje pa leje’ dhe ‘përdorim i armës’.