BallinaLajmePolicia e Kosovës niset për Shqipëri (Foto)

Policia e Kosovës niset për Shqipëri (Foto)

Të ngjajshme

SHBA miraton versionin e ri me dozë më të lartë të injeksioneve Wegovy për humbje peshe

Rregullatorët federalë të SHBA’së kanë miratuar të enjten një...

Çfarë moti do të mbajë këtë fundjavë?

Me urimin për festën e Fitër Bajramit, Instituti Hidrometeorologjik...

La Liga, krejt sytë te derbi madrilen mes Realit dhe Atleticos

Këtë javë luhet xhiroja e 30-të në La Liga,...

Policia e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë kanë nisur sot patrullimet e përbashkëta.

Në një ceremoni simbolike patrullimet kanë filluar në pikën kufitare mes dy shteteve, në Vërmicë.

Me këtë rast, drejtorët e Policisë rrugore të të dyja shteteve, ai nga Kosova nënkoloneli Sabedin Mehmeti dhe nga Shqipëria, Mitat Tola kanë thënë se këto patrullime janë rezultat i suksesit të tre viteve paraprake sipas memorandumit të bashkëpunimit mes dy policive.

“Kemi tri ekipe patrulluese dhe këto do të ndryshojnë varësisht prej nevojës”, ka thënë Sabedin Mehmeti, drejtor i Policisë rrugore në Kosovë.

Ndërkaq homologu i tij nga Shqipëria, Mitat Tola pati edhe një porosi për gjithë ata qe ia mësyjnë bregdetit shqiptar.

“Ne nuk jemi këtu për ta ndëshkuar askënd por për të parandaluar…keni kujdes, mos vozitni kur pini alkool, vëni rripin e sigurisë, ngadalësojeni shpejtësinë”, ka thënë ai.

Ky është viti i tretë i patrullimeve të përbashkëta policore Kosovë-Shqipëri në sezonin veror.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz