Policia e Kosovës gjen turistin gjerman të humbur në Brezovicë
03

Lexo edheKEDS: Jemi duke e importuar rrymë që nuk po mund të mbulohet nga prodhimi vendor

Një shtetas gjerman mbrëmë ka humbur në malet e Sharrit në Brezovicë.
Ai ka shkuar atje për fundjavë dhe ka humbur orientimin duke ecur, njofton Klan Kosova.
Vetë turisti gjerman ka njoftuar Policinë e Kosovës, të cilët kanë dërguar një ekip dhe pas një orë e gjysmë e kanë gjetur atë.
Lexo edheKEDS: Jemi duke e importuar rrymë që nuk po mund të mbulohet nga prodhimi vendor
Këtë e konfirmoi për klankosova.tv zëdhënësi i Policisë, Agim Gashi, i cili tha se gjendja shëndetësorë e tij është e mirë dhe gjithçka është në rregull.
Ai është kthyer sërish në hotelin ku ishte duke qëndruar.