back to top
Saturday, October 11, 2025
BallinaLajmePolicia e Kosovës e quan 12 tetorin si “Dita Z”, tregon planin...

Policia e Kosovës e quan 12 tetorin si “Dita Z”, tregon planin operativ me 4 faza për zgjedhjet lokale

Të ngjajshme

Në Serbi arrestohet edhe një tifoz, thuhet se iu gjet një fanellë me UÇK

Serbia po bën maksimumin që të mos ketë asnjë...

Krasniqi: Jepjani një shansë Uran Ismailit – koha është për Prishtinën

Në prag të zgjedhjeve lokale që mbahen nesër në...

Zbulohet formacioni i Shqipërisë ndaj Serbisë

Është zbuluar formacioni me të cilin Shqipëria do të...
- Advertisement -

Policia e Kosovës përmes një komunikate për media ka treguar planin operativ dhe të gjitha planifikimet e bëra për datën 12 tetor, kur edhe do të mbahen zgjedhjet lokale në të gjithë Republikën e Kosovës.

Policia e Kosovës ka njoftuar se me qëllim të ofrimit të sigurisë dhe mbarëvajtjes së procesit zgjedhor do të angazhohen një numër i mjaftueshëm i zyrtarëve policorë të profileve të ndryshme, që iu përkasin  njësiteve të ndryshme brenda Policisë së Kosovës.

Planifikimi operativ ka paraparë implementimin dhe realizimin e operacionit policor në katër faza, duke filluar nga periudha parazgjedhore apo përgatitore vlerësuese, pastaj angazhimi në ofrimin e sigurisë gjatë fushatës parazgjedhore, angazhimi dhe garantimi i sigurisë në fazën kyçe të ditës së zgjedhjeve si dita (Z), si dhe periudha pas zgjedhjeve që parasheh transportin nën përcjellje dhe siguri të PK-së të materialit sensitiv e deri në përfundim të procesit.

Policia e Kosovës ka marrë masa shtesë duke caktuar edhe koordinatorë të Policisë me KQZ-në dhe institucionet tjera të angazhuara në këtë proces, si dhe hartimin e një udhëzuesi për zyrtarët policorë lidhur me detyrat dhe përgjegjësitë e tyre ligjore gjatë procesit zgjedhor.

Sipas planifikimeve policore qëllimi i këtij urdhri operativ për këtë proces zgjedhor është: 

• Krijimi i një klime të qetë dhe të sigurt për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës si dhe mbajtja e rendit, qetësisë dhe sigurisë publike në vend para-gjatë dhe pas procesit të zgjedhjeve.

• Sigurimin e Qendrave të Votimit, Këshillave Komunale të Zgjedhjeve, Depove Komunale, Qendrës së Numërimit të Rezultateve dhe Depove Qendrore. Profesionalizëm / Integritet / Llogaridhënie

• Përcjellja e sigurt dhe sigurimi i të gjithë materialit sensitiv zgjedhor nga të gjitha destinacionet e parapara sipas planit të sigurisë deri në përfundimin e operacionit policor, që ndërlidhet me procesin zgjedhor.

• Inicimi dhe procedimi i çdo vepre penale kundër të drejtës së votimit dhe ndërmarrja e të gjitha masave procedurale/penale ndaj çdokujt që bie ndesh me ligjet pozitive të vendit që rregullojnë/sanksionojnë veprimet e kundërligjshme ndaj zgjedhjeve të lira dhe demokratike në koordinim dhe bashkëpunim të ngushtë me Prokurorin e Shtetit sipas planeve të veprimit dhe marrëveshjeve paraprake të bazuara në ligj.                             

“Policia e Kosovës njëkohësisht iu bën thirrje të gjithë drejtuesve të subjekteve zgjedhore dhe qytetarëve që për çdo informacion të dyshuar, apo çështje që ndërlidhet me aspektin e sigurisë të njoftojnë institucionet kompetente dhe Policinë e Kosovës, përmes linjës fikse dhe mobile: 192 ose në adresën elektronike [email protected] si dhe në stacionet më të afërta policore, në mënyrë që të ndërmerren masat e menjëhershme ligjore.Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në realizimin e detyrave dhe përgjegjësive tësaja ligjore në mënyrë profesionale karshi qytetarëve dhe vendit”, thuhet në njoftim.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz