BallinaLajmePolicia dhe Ambasada Amerikane me ushtrim për reagim ndaj krizave

Policia dhe Ambasada Amerikane me ushtrim për reagim ndaj krizave

Të ngjajshme

Ndalohen në Morinë tre persona nga Kosova, dy prej tyre po kërkoheshin nga INTERPOL-i

Policia Kufitare në Morinë, gjatë kontrolleve në hyrje/dalje, me...

Kuqezinjtë nisen drejt Warshavës, Shqipëria e gatshme për ndeshjen me Poloninë

Kombëtarja e Shqipërisë është nisur drejt Warshavës. Kuqezinjtë nesër përballen...

Kryediplomati shqiptar: Kosova, prioritet kryesor i politikës së jashtme të Shqipërisë

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme i Shqipërisë,...

Policia e Kosovës ka njoftuar se në bashkëpunim dhe koordinim të ngushtë me ambasadën Amerikane në Prishtinë, sot nga ora 15:00 -21:00, do të realizojë një ushtrim të gjerë në Prishtinë, përfshirë zonën pranë objektit të Ambasadës Amerikane, e cila gjendet në lagjen Arbëria të Kryeqytetit.

Sipas njoftimit, ushtrimet e përbashkëta të Policisë së Kosovës dhe Ambasadës Amerikane “janë një tregues i forcimit të mëtejmë të bashkëpunimit në siguri dhe për të siguruar gatishmërinë në menaxhimin dhe reagimin ndaj situatave emergjentë, dhe të çfarëdo incidenti të mundshëm në Kosovë”.

“Përmes këtij ushtrimi synohet testimi i kohës së reagimit, efektiviteti dhe efikasiteti i zyrtarëve dhe pajisjeve, si dhe komunikimi e koordinimi ndërmjet njësive dhe institucioneve relevante në situata emergjente, ku kërkohet garantimi i një ambienti të sigurt për qytetarët, stafin diplomatik dhe institucionet e Kosovës”, njoftoi Policia e Kosovës, raporton Klankosova.tv.

Pjesëmarrja në këtë ushtrim do të përfshijë prani të shtuar të Policisë së Kosovës dhe personelit të sigurisë së Ambasadës Amerikane, përdorim të shtuar të mjeteve dhe pajisjeve të ndryshme policore siç janë altoparlantët, sirenat e mjete të ndryshme logjistike policore.

“Pra ky do të jetë vetëm një ushtrim e jo veprim policor ndaj një incidenti të vërtetë, andaj kërkojmë bashkëpunim dhe mirëkuptim të plotë nga qytetarët e në veçanti nga pjesëmarrësit në trafik, që në këtë kohë të shmangin qarkullimin në zonën përreth Ambasadës Amerikane në Prishtinë – lagjja Arbëria, për shkak të zhvillimit të ushtrimit dhe ndërprerjes së qarkullimit të përkohshëm të disa segmenteve rrugore në atë zonë”, u tha në njoftimin e Policisë së Kosovës.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz