Policia arreston tre të dyshuar për ‘trafikim me qenie njerëzore’
BILLI
Lexo edheIntervistë me Mërgim Lushtakun: Veseli lider i madh, Haradinaj shpresë për zhvillim
Policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria për Hetimin e Trafikim me Qenie Njerëzore, NJHTQNJ-Prishtinë, në vazhdën e luftimit të dukurive negative dhe veprave tjera kriminale, ka zhvilluar një hetim disamujor, i cili ka rezultuar me arrestimin e tre personave, nën dyshimin e bazuar për kryerjen e veprave penale ‘trafikim me njerëz’ dhe ‘shërbime seksuale të trafikimit’.
Lidhur me këtë rast janë arrestuar tre persona, dy meshkuj dhe një femër të nacionalitet shqiptar. Inicialet e tyre janë këto: F. P. (1988), L. K. (1989), K. R. (1990).
E dyshuara e parë e arrestuar dyshohet të ketë kryer veprën penale ‘trafikim me njerëz’, neni 171, kurse dy të dyshuarit e arrestuar dyshohet ta kenë kryer veprën penale ‘shërbime seksuale të trafikimit’, neni 231.
Lexo edheIntervistë me Mërgim Lushtakun: Veseli lider i madh, Haradinaj shpresë për zhvillim
Me këtë rast janë identifikuar edhe dy viktima të trafikimit, të cilat pas intervistimit janë trajtuar në bazë të procedurave të parapara për viktimat e trafikimit.
Lidhur me rastin me vendim të Prokurorisë Themelore në Prishtinë të dyshuarit dërgohen në mbajtje për 48 orë.