Policia apel nxënësve dhe prindërve: Qëndroni larg dhunës, largohuni nga zonat e rrezikshme
dp

Lexo edheHaxhiu nënshkruan Ligjin për Specialen dhe ia përcjell Presidentes për dekretim

Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Policia u kërkon nxënësve të mos përfshihen në veprime që mund të rrezikojnë jetën, shëndetin dhe të ardhmen e tyre, si dhe të largohen menjëherë nga vendet ku ushtrohet dhunë.
Një apel i veçantë u është drejtuar edhe prindërve, të cilëve u kërkohet të kujdesen për fëmijët dhe t’i këshillojnë ata të qëndrojnë larg situatave të rrezikshme.
Policia thekson se policët janë në terren për të garantuar rendin, qetësinë dhe sigurinë publike, si dhe për të mbrojtur jetën dhe shëndetin e qytetarëve.

Lexo edheHaxhiu nënshkruan Ligjin për Specialen dhe ia përcjell Presidentes për dekretim