back to top
Saturday, October 11, 2025
BallinaLajmePolicia aksion kundër narkotikëve në Podujevë, shtatë të arrestuar

Policia aksion kundër narkotikëve në Podujevë, shtatë të arrestuar

Të ngjajshme

Nuk pati minutazh ndaj Sllovenisë, reagon Edon Zhegrova

Pas gati një viti, Edon Zhegrova veshi përseri fanellën...

Përballja Serbi – Shqipëri, rivendoset flamuri shqiptar në stadium

Federata Serbe ka rikthyer flamurin shqiptar në stadiumin “Duboçiqa”...

Britania e Madhe gati të përdorë asetet e ngrira ruse për të ndihmuar Ukrainën

Mbretëria e Bashkuar është “e gatshme të përparojë” drejt...

Diplomati amerikan Fried: SHBA e frustruar me Kurtin, e sheh si autoritar

Me pezullimin për një kohë të pacaktuar të Dialogut...
- Advertisement -

Shtatë persona janë arrestuar këtë të shtunë në Podujevë, pasi Policia e Kosovës ndërmori një aksion së bashku me Prokurorin e Shtetit.

Informatat e siguruara në  rrugë operative, kanë mundësuar që hetuesit  të identifikojnë një lokacion në fshatin Shtedime, ku dyshohej për veprimtari të paligjshme me substanca narkotike.

Policia ka bërë të ditur se arrestimi i krye në një shtëpi, të gjithë shtetas të Shqipërisë, në mesin e tyre pesë gra dhe dy burra.

Ndërsa, në vendngjarje përveç një sasie të konsiderueshme të substancave narkotike, është gjetur edhe aparaturë e përshtatur për tharjen e bimëve narkotike.

“Në asistim të njësisë së hetimeve kanë marrë pjesë edhe njësitë intervenuese, ndërkohë që pas arrestimit të personave të dyshuar në vendngjarje janë ftuar edhe zyrtarët nga  njësiti antidrogë, në koordinim me të cilët do të  ndërmerren veprimet e mëtejme”, thuhet në njoftim.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz