BallinaLajmeLajmet e Fundit“Policët kanë qajtë mas këtij rasti – Veç me e zbatu ligjin”,...

“Policët kanë qajtë mas këtij rasti – Veç me e zbatu ligjin”, Qalaj i përgjigjet avokates kur thotë se policët tash e tutje do kenë frikë ta kryejnë punën

Adelina Hoxha, avokate e njërit nga peë policëve të arrestuar në rastin e Agon Zejnullahut, ka shprehur në “Pressing” të T7, që mbajtja në paraburgim të policëve do të dekurajojë policët e tjetër të kryejnë detyrën.

Më pas, drejtori Rashit Qelaj, ish-drejtor i Policisë ka folur se disa policë edhe kanë qajtur pas këtij rasti.

Ai ka thënë se policet mjaftojnë vetëm ta zbatojnë ligjin.

“Profesioni, puna ma e falënderuese është e policit, punë që fizikisht je i ngarkun 24 orë, dhe puna që i ndihmon familjes tënde është vetëm atë pagë me dërgu në shpi”.

“I njoh krejt, shumicën e zyrtarëve policorë i njoh dhe beso që po më dhemb shpirti sepse po flasim sonte për një ditë që ka ndodh para 2 dite. Po flasim me i inkuraju policët me kry detyrën ashtu siç duhet. Unë thash më herët, i kam taku personalisht dy policë të Lipjanit që i kam shokë i kam miq, që kanë qajtur pas ngjarjes për shkak të ndërgjegjes dhe presionit publik për shkak të asaj që e kanë ditur që tash popullata do i shoh si kriminelë, që nuk do t’i shohim”, tha ai. /Gazeta Express

- Advertisement -