back to top
Wednesday, September 3, 2025
BallinaLajmePolicët i futen në banesë dhe e shpëtojnë nga hedhja prej ballkonit...

Policët i futen në banesë dhe e shpëtojnë nga hedhja prej ballkonit një 21-vjeçare në Ferizaj

Të ngjajshme

Një 21 vjeçare tentoi të hidhej nga kati i katërt në Ferizaj, Policia arrin ta shpëtoj atë

Një rast vetëvrasjeje është arritur të parandalohet sot në...

KQZ-ja vijon de-certifikimin e kandidatëve për zgjedhjet e 12 tetorit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të mbajë sot mbledhjen...

​Napoli e përjashton Lukakun nga lista e Championsit

Napoli ka bërë publike listën e lojtarëve të regjistruar...

“Fake news”/ Trump deklarohet pas raportimeve për vdekjen e tij

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka reaguar ndaj spekulimeve që...

Një 21-vjeçare në Ferizaj u shpëtua sot rreth orës 04:30, ndërsa po tentonte të hidhej nga ballkoni i një kompleksi banesor, njoftoi Policia.

Komunikata e Policisë:

Reagimi i shpejtë i policisë shpëton jetën e një 21-vjeçareje në Ferizaj

Ferizaj, 03.09.2025

Sot, rreth orës 04:30, policia në Ferizaj ka pranuar një informacion nga qytetarët se në një kompleks banesor, në katin e katërt, një vajzë 21-vjeçare po tentonte të hidhej nga ballkoni.

Menjëherë pas pranimit të informatës, patrullat policore kanë dalë në vendngjarje, ku fillimisht kanë kontaktuar me dëshmitarët dhe më pas kanë vërejtur vajzën në anën e jashtme të ballkonit. Policia ka tentuar ta qetësojë përmes komunikimit, ndërkohë që njëri prej policëve është ngjitur në banesën ku ndodhej ajo. Për shkak të urgjencës dhe rrezikut të lartë, polici është detyruar të hapë derën me forcë dhe ka ndërhyrë me shpejtësi në ballkon, duke arritur ta kapë dhe ta tërheqë viktimën brenda rrethojave, me ndihmën edhe të një kolegu tjetër.

Në vendngjarje ka dalë edhe ekipi i emergjencës, i cili i ka dhënë ndihmën e parë vajzës, e cila ndodhej në gjendje të rënduar psikike dhe emocionale. Ajo është shoqëruar nga policia dhe stafi mjekësor për trajtim të mëtejmë në emergjencë.

Familjarët e saj janë njoftuar menjëherë pas ngjarjes. Pas trajtimit fillestar në Qendrën Emergjente në Ferizaj, ajo është transferuar në Klinikën Universitare të QKUK-së në Prishtinë për kujdes dhe trajtim të mëtejmë.

Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në mbrojtjen e jetës së qytetarëve dhe apelon tek të gjithë që të raportojnë raste të ngjashme, në mënyrë që të parandalohen situatat tragjike.

Për procedurat e tjera ligjore, do të njoftoheni me kohë.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz