back to top
Friday, September 19, 2025
BallinaSportPogba dëshiron të luajë me Ronaldon te Real Madridi

Pogba dëshiron të luajë me Ronaldon te Real Madridi

Të ngjajshme

Qytetarit nga Landovica i vidhet vetura në oborr të shtëpisë

Ditën e djeshme një person ka raportuar se  persona...

Sot në Llugë të Podujevës përurohet shtatorja e heroit Afrim Zhitia

Sot, më 19 shtator, në fshatin Llugë do të...

Buja zotohet për respekt e kujdes të përhershëm për familjet e martirëve të luftës

Kandidati i PDK-së për kryetar të Lipjanit, Shukri Buja...

Merz: Gjermania akoma nuk ka vendosur nëse do të mbështesë sanksionet e BE-së ndaj Izraelit

Kancelari i Gjermanisë, Friedrich Merz, ka deklaruar se Gjermania...

Mesfushori francez, Paul Pogba, ka shprehur dëshirë të transferohet te Real Madridi në La Liga dhe të luaj së bashku me yllin portugez, Cristiano Ronaldo.

Pogba nuk po kalon ditët e tij më të mira te Djajtë e Kuq pas rikthimit të tij verën e 2016, ku u transferua nga Juventusi për një shifër rekord botëror atë kohë.

Marrëdhënia e vështirë me trajnerin Jose Mourinho thuhet se e ka shtyrë francezin të mendojë seriozisht largimin.

Më herët gjatë ditës u raportua se edhe Unitedi është pajtuar me largimin e Pogbas dhe çmimi që kërkon për të është 160 milionë euro.

Ronaldo dhe Pogba gjatë një aksioni në Euro 2016 (Getty Images)

Sipas mediumit spanjoll Diario Gol, ylli i Unitedit, Pogba dëshiron të transferohet në Real Madrid në afatin kalimtar të verës.

Ndërkohë, Pogba, thuhet se ka thënë se dëshiron të luajë me Cristiano Ronaldon, edhe pse Madridi nuk i ka vënë ende mendjen lojtarit.

Te Barcelona thuhet se nuk ka gjasa të transferohet, me katalunasit që kanë mbyllur derën e një marrëveshjeje pasi Lionel Messi nuk është i etur të luaj me Pogban.

Transferimi i francezit në Santiago Bernabeu shumë lehtë mund të ndodh gjatë verës, pasi agjenti i tij, Mino Raiola, njihet për marrëveshjet e ‘çmendura’, teksa mund të bëhet edhe ndonjë shkëmbim me Gareth Bale.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz