Podujevë: Kultivoi bimë narkotike në oborrin e shtëpisë, arrestohet i dyshuari

Është arrestuar një person në fshatin Peran të Podujevës, pasi gjatë një kontrolli në oborrin dhe shtëpinë e tij janë gjetur dhe sekuestruar bimë narkotike të kultivuara në mënyrë ilegale.
Sipas raportit të policisë, gjatë kontrollit të kryer me vendim të prokurorit në datën 9 gusht në orën 12:20, në vendin e ngjarjes janë zbuluar dhe konfiskuar pesë bimë narkotike me gjatësi rreth 35 centimetra dhe peshë totale prej rreth 17.09 gram.
I dyshuari mashkull është arrestuar dhe më pas, pas intervistimit, me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

Lexo edheRrihen pesë persona në Kllokot, përfshirë edhe dy policë jashtë detyrës
“Peran, Podujevë 09.08.2025- 12:20. Është raportuar se i dyshuari m/k kultivon bimë narkotike brenda oborrit të tij. Njësitë policore kanë dal në vendin e ngjarjes dhe me vendim të prokurorit është bërë kontrolla e shtëpisë së dyshuarit dhe objekteve përcjellëse ku gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar pesë bimë lëndë narkotike me gjatësi rreth 35 cm me peshë të përgjithshme rreth 17.09 gr. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë./IndeksOnline/














