back to top
Thursday, March 5, 2026
BallinaSportPo vjen derbi i madh Milan – Inter, Maignan me adrenalinën në...

Po vjen derbi i madh Milan – Inter, Maignan me adrenalinën në kulm

Të ngjajshme

Policia në veri gjen armë dhe municion në një shtëpi të braktisur në Leposaviq

Gjatë ditës së sotme Policia e Kosovës, gjatë kryerjes...

Rusia u bën thirrje qytetarëve të vet të mos udhëtojnë në Kosovë

Më 10 shkurt të këtij viti, Policia e Kosovës...

Shtyhet më 12 mars seanca paraprake për dosjen “Meta”

Seanca paraprake ndaj ish-presidentit Ilir Meta, ish-bashkëshortes së tij,...

Atmosfera po nxehet përpara derbit të madh të Milanos mes Milanit dhe Interit.

Para sfidës së shumëpritur ka folur portieri i kuqezinjve, Mike Maignan, i cili e ka dhënë mendimin e tij për këtë përballje të zjarrtë të qytetit, shkruan “Gazeta Express”.

Portieri francez e ka theksuar rëndësinë e emocioneve dhe intensitetit që e shoqërojnë një ndeshje të tillë, duke e përshkruar derbin si një sfidë ku adrenalina luan rol vendimtar.

“Derbi është i veçantë. Është një ndeshje ku ndjen shumë emocione dhe shumë adrenalinë. Është një sfidë që e përjeton në një mënyrë ndryshe nga të tjerat”, ka deklaruar Maignan.

Gardiani i portës së Milanit ka shtuar se këto përballje nuk janë kurrë të zakonshme dhe kërkojnë përqendrim maksimal nga të gjithë lojtarët në fushë.

“Janë ndeshje ku duhet të jesh gjithmonë i përqendruar dhe i gatshëm. Detajet e bëjnë diferencën dhe çdo moment mund të jetë vendimtar”, ka theksuar portieri francez.

Derbi mes Milanit dhe Interit konsiderohet si një nga përballjet më të mëdha të futbollit italian dhe evropian, me dy skuadrat që historikisht luftojnë për supremaci në qytetin e Milanos dhe jo vetëm.

Sfida e radhës pritet të jetë edhe një tjetër kapitull emocionues në historinë e gjatë të këtij rivaliteti të madh. /Gazeta Express

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz