Feronikeli ka shënuar fitore me rezultat bindës në stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenas, duke e mposhtur Vëllaznimin, me shifrat 3:0.
Dy gola për Feronikelin i realizoi Mendurim Hoti (28’, 34’), derisa me një gol kontribuoi Granit Arifaj (50’).
Me këto tre pikë të reja, Feronikeli renditet në vend të dytë me 26 pikë, vetëm katër më pak se Llapi kryesues./Drenicapress.info/



