Po ndodh befasia, Icardi drejt rikthimit në Serie A
dp

Lexo edheShkruhet historia, ky është shteti që kualifikohet për herë të parë në Kampionat Botëror

Sulmuesi argjentinas Mauro Icardi mund të rikthehet së shpejti në futbollin italian.
Sipas raportimeve të La Stampa, Torino ka filluar kontaktet me Galatasarayin për transferimin e 32-vjeçarit, i cili aktualisht po kalon një formë të shkëlqyer në Turqi me 5 gola në 7 ndeshje.
Kontrata e Icardit me Galatasarayin skadon në qershor, ndërsa klubi turk po shqyrton mundësinë e shitjes për të ulur shpenzimet. Një rikthim në Itali do të ishte gjithashtu i mirëpritur nga vetë lojtari, që dëshiron të rikthehet në futbollin italian.

Lexo edheShkruhet historia, ky është shteti që kualifikohet për herë të parë në Kampionat Botëror
Në rast se marrëveshja finalizohet, Icardi do të kthehej në Serie A pas pesë vitesh, aty ku la gjurmë me Interin dhe Sampdorian, duke shënuar mbi 120 gola në elitën italiane.