BallinaLajmeA po e rrëzon veten Qeveria e Kosovës?

A po e rrëzon veten Qeveria e Kosovës?

Të ngjajshme

Çmimet e gazit në SHBA janë rritur me gati 50% që nga fillimi i luftës me Iranin

Çmimi mesatar i një galoni benzine të rregullt amerikane...

Shtyhet festa e Barçës, Real Madridi fiton në Kataluni ndaj Espanyolit

Skuadra e Real Madridit ka shënuar fitore 0:2 ndaj...

Shkëlqen Vini, Real Madridi fiton dhe e shtyn festën e Barcelonës

Real Madridi ka shënuar fitoren e radhës në La...

Kurti në darkën zyrtare të Samitit EPC, takohet me liderë evropianë

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka marrë...

Opozita për gati një vit ka dështuar që ta rrëzojë qeverinë “Haradinaj” ndonëse kjo e fundit nuk i kishte numrat e nevojshëm në Kuvend.

Por, për shkak të problemeve të brendshme të koalicionit qeverisës ekzekutivi ka shumë gjasë që të vetërrëzohet.

Dje është raportuar se ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, ia ka ofruar dorëheqjen kryeministrit të vendit, ndërsa spekulohet për shkarkimin e së paku edhe të dy ministrave të tjerë të PDK-së

Gjatë së hënës (dje) është raportuar se ministri i Drejtësisë Abelard Tahiri ka ofruar dorëheqjen te kryeministri Ramush Haradinaj dhe te kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës Kadri Veseli.

Tahiri thuhet se nuk është i kënaqur me zhvillimet e fundit në sistemin e drejtësisë, si dhe me ndërhyrjet politike në këtë sektor, por jozyrtarisht mësohet se arsyeja e dorëheqjes është vizita e tij e fundit në Liqenin e Ujmanit të shtunën e kaluar bashkë me presidentin Hashim Thaçi, si dhe me ministrin e Financave Bedri Hamzën.

Kreu i PDK-së, Kadri Veseli, ka deklaruar për Radio Televizionin e Kosovës (RTK) se nuk e ka përkrahur vizitën e Thaçi te Liqeni i Ujmanit në ditën kur Lëvizja Vetëvendosje kishte organizuar protestë në Prishtinë./Zeri/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz