HomeLajmeLajmet e Fundit‘Po Don’, Adelina Berisha vjen me projektin e ri

‘Po Don’, Adelina Berisha vjen me projektin e ri

Të ngjajshme

Bosnja shënon tjetër gol ndaj Katarit

Kombëtarja e Bosnjës ka shënuar golin e dytë ndaj...

Nagavci: Nuk mund të them sot që do të qeverisim me një parti tjetër

Arbërie Nagavci nga LVV-ja, nuk ka dhënë një përgjigje...

Gjyqi i dytë i Thaçit: Gjyqtari shtyn fjalët përmbyllëse, vendimi në fundvit?

Fundi iu shty sërish. Rasti për tentim-pengim të drejtësisë...

Trump: Irani po bën ‘lëshime shumë të mëdha’

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, deklaroi të mërkurën se...

Këngëtarja e njohur Adelina Berisha ka zgjedhur këtë fundqershori për të goditur tregun muzikor me projektin e saj më të ri.

Vetëm pak orë më parë, ajo publikoi këngën e saj më të fundit, e cila mban titullin “Po Don”. Ashtu siç e kërkon atmosfera e këtij sezoni dhe ashtu siç ishte paralajmëruar, ky është një projekt tejet ritmik dhe fiks për muajt e nxehtë të verës.

Për këtë rikthim muzikor, artistja ka bashkëpunuar ngushtë me emra të dëshmuar të industrisë sonë. Muzika dhe produksioni i këngës janë realizuar nga producenti Celik Lipa, ndërsa teksti mban vulën e reperit dhe tekstshkruesit Elinel. Ana vizuale vjen mjaft e kuruar, me një videoklip të punuar nga produksioni Imagine, ku Adelina shfaqet mjaft tërheqëse dhe për veshjet e saj është kujdesur Orchidee.

Kënga tashmë gjendet e publikuar në YouTube nën menaxhimin e Baresha Network dhe me ritmin e saj ofron saktësisht atë që fansat kërkojnë. Ky projekt pritet të dëgjohet kudo nëpër klube e plazhe gjatë kësaj vere, duke e mbajtur Adelinën aktive në radarin e hiteve. Mbetet të shihet në ditët në vazhdim se si do të përqafohet ky projekt nga publiku i gjerë.

YouTube player
- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz