BallinaShqiptare“Plumbi i artë”, tensione në seancë/ Petrit Qoli i ngre zërin prokurorit:...

“Plumbi i artë”, tensione në seancë/ Petrit Qoli i ngre zërin prokurorit: Po më vrisni për së gjalli, jam në burg për faj të Dumanit

Të ngjajshme

FIFA e bën një ndryshim të madh për Botërorin 2026

FIFA ka arritur një marrëveshje për një ndryshim të...

Mainoo pritet të vazhdojë kontratën me Manchester Unitedin

Kobbie Mainoo do të nënshkruajë më në fund kontratën...

“Fantazmat” mund të jenë thjesht zhurma nga tubat e vjetër

Pretendimet për aktivitete paranormale mund të kenë një shpjegim...

Seanca e thirrur nga VV për zgjedhjen e Presidentes nga ora 20:30, Çitaku: Ftesa erdhi në 20:26

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku,...

Seanca e sotme gjyqësore për dosjen “Plumbi i Artë” është shoqruar me tensione.

I pandehuri Petrit Qoli shpërtheu me tone të ashpra gjatë seancës gjyqësore kundë prokurorit Behar Dibra lidhur me kalendarin e seancave. Qoli akuzoi sistemin e drejtësisë për padrejtësi dhe trajtim çnjerëzor ndaj tij dhe thotë se ndodhet në burg për shkak të Nuredin Dumanit.

“Po kryeni genocid individual nga padrejtësia e drejtësisë. Unë kam vetëm një siklet, infarktin. Po na shkatërroni. Jam duke vdekur nga turpi moj motër e nderuar, nuk mundet se na plasët. O prokuror po më vrisni për së gjalli. Kam familje jashtë, kam biznese, po më shkatrroni. Kam dy vite në burg për shkak të Dumanit. Më falni për tonin, por po na vdisni. O prokuror mos i jep karkaleca këtij (Nuredin Dumanit) se ky maksimumi makarona han”, tha Petrit Qoli në seancë.

Gazetari i Vizion Plus, Esido Barkaj mëson se pas tensioneve të vazhdueshme dhe kundërshtimit të deklarimeve të bashkëpunëtorëve të drejtësisë me kërkesë të avoktëve, seanca e radhës është shtyrë më datë 18 shtator, ora 10:00

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz