BallinaShqiptarePlazheve të Shqipërisë këtë vit u mungojnë mbi 70 për qind e...

Plazheve të Shqipërisë këtë vit u mungojnë mbi 70 për qind e turistëve

Të ngjajshme

Lens tregohet i “fortë”, refuzon kërkesën e PSG-së për shtyrjen e ndeshjes

Klubi i Lens ka refuzuar zyrtarisht kërkesën e Paris...

Dita kur u dogj Çarshia e vjetër e Gjakovës

Sot bëhen 27 vjet nga mbrëmja e llahtarshme e...

“Ne jemi ende aktivë”, Izraeli zotohet të vazhdojë me sulmet

Ndërsa presidenti amerikan, Donald Trump foli për mundësinë e...

Aksion policor në Suharekë: Tre të arrestuar, sekuestrohen heroinë dhe armë

Policia e Kosovës ditën e djeshme ka arrestuar tre...

Maqedonci: Epopeja e Dukagjinit është një nga ngjarjet më të lavdishme të historisë sonë

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ka kujtuar 28-vjetorin e...

Shqipëria, një nga destinacionet kryesore turistike në Ballkan, këtë vit po përballet me zbrazëtinë.

Në muajin qershor të 2020-ës, hyrjet e shtetasve të huaj në vend janë 179 mijë e 594 persona, ku krahasuar me vitin paraprak ky numër ka rënë me 71.5 për qind.

Referuar të dhënave të publikuara nga Instituti i Statistikave, numri i shtetasve të huaj të hyrë në Shqipëri përgjatë gjashtë mujorit të parë 2020 është 781 mijë e 894 për qind, duke rënë me 63.4 për qind, në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2019.

Përgjatë gjashtë mujorit të parë 2020, Kosova ka rënien më të ulët të hyrjeve të shtetasve në Shqipëri me 51 për qind, ndërsa rënien më të madhe e ka pasur Polonia me 95.3 për qind, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2019.

Daljet e shtetasve shqiptarë dhe të huaj nga vendi, gjatë muajit qershor 2020 janë 385 mijë e 199 persona duke shënuar një rënie me 65.1 për qind, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Daljet e shtetasve nga territori i Shqipërisë gjatë muajit qershor 2020 janë 240 mijë e 949 persona. Krahasuar me muajin qershor 2019, ky numër ka rënë 47.6 për qind. Daljet e shtetasve të huaj nga territori i Shqipërisë gjatë muajit qershor 2020 janë 144 mijë e 250 persona, ku krahasuar me muajin qershor të 2019-ës, ky numër ka rënë 77.6 për qind.

Numri i shtetasve shqiptarë të dalë nga territori i Shqipërisë përgjatë gjashtë mujorit të parë 2020, është 1 milion e 380 mijë e 308 persona duke rënë 48 për qind, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. /
Gazeta Sinjali/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz