back to top
Sunday, August 24, 2025
BallinaLajmePlantacionet e kanabisit në Gjilan, konfirmohet arrestimi i asamblistit të VV-së

Plantacionet e kanabisit në Gjilan, konfirmohet arrestimi i asamblistit të VV-së

Të ngjajshme

​Lista Serbe kthehet në garë, partitë politike me akuza të ndryshe për vendimin e PZAP-së

Partitë politike kanë komentuar vendimin e sotëm të Paneli...

Gjilani kërkah hiç, e mposht Dukagjini i Munishit

Skuadra e Dukagjinit ka shënuar fitore ndaj Gjilanit me...

Tejkaluan shpejtësinë, gjobitën me nga 300 euro e 3 pikë negative pesë shoferë në Ferizaj

Policët e Njësisë së Komunikacionit Rrugor në Ferizaj kanë...

S’ka rëndësi në cilën ligë, Lepenci mbush tribunat në Kaçanik

Skuadra e Lepencit është duke luajtur ndaj Flamurtarit, ndeshjen...

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Artanës, Abdyl Gashi është deklaruar për Rinas Zeqirin, kandidat për asamble komunale në listën e VV-së, i arrestuar nga Policia e Kosovës nën dyshimin për kultivimin e bimëve narkotike.

Arrestimi i Rinas Zeqirit bashkë me të dyshuar të tjerë, është bërë në një aksion policor në fshatin Zhegovc të Gjilanit, ku janë zbuluar disa plantacione të kanabisit.

Megjithatë, Gashi tha se Zeqiri i është bashkuar listës së VV-së vetëm para rreth një muaji.

Postimi i tij i plotë:

Të nderuar qytetarë të Artanës,

Dua t’ju njoftoj se, sipas raportimeve në media, kandidati për Asamble komunale nga lista e Lëvizjes Vetëvendosje, Rinas Zeqiri, është arrestuar nga Policia e Kosovës nën dyshimin për përfshirje në mbjelljen e bimëve narkotike.

Rinasi i është bashkuar listës sonë vetëm para rreth një muaji, me iniciativë personale dhe dëshirë për të kontribuar. Ai nuk ka qenë më parë aktivist apo anëtar i Lëvizjes Vetëvendosje. E kemi njohur së fundi dhe kemi besuar se si i ri, me gatishmëri për të punuar, mund të jepte një kontribut në Asamble. Për fat të keq, prezantimi i tij rezultoi ndryshe nga pritshmëritë tona.

Megjithatë, ne mirëpresim veprimin e Policisë së Kosovës dhe besojmë se drejtësia do të veprojë. Për këtë akt, kërkojmë përgjegjësi të plotë dhe të qartë nga çdo veprim i kundërligjshëm.

Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotik, Njësia Gjilan, ka njoftuar se në koordinim e bashkëpunim me institucione tjera të sigurisë, lokalizuan një plantacion me rreth 500 bimë të llojit kanabis sativa në një fshat të rajonit të Gjilanit.

“Këto bimë ishin të mbjella në katër sera dhe ishin në një fazë të mirë zhvillimi”, thuhej në njoftim.

“Lidhur me rastin është gjetur dhe konfiskuar një armë e gjatë dhe dëshi tjera, janë arrestuar tre persona të dyshuar, të cilët me aktvendim nga prokurori dërgohen në mbajtje për 48 orë”, ka njoftuar PK, krahas pamjeve të publikuara.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz