back to top
Tuesday, March 3, 2026
BallinaLajmePlani amerikan | Zelensky takohet me Macron në Paris të hënën

Plani amerikan | Zelensky takohet me Macron në Paris të hënën

Të ngjajshme

Situata në Lindjen e Mesme, Shqipëria paralajmëron qytetarët të shmangin udhëtimet

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë...

Shala i LDK-së thotë se për Presidentin do të flasin në takimin në parti

Grupi Parlamentar i LDK-së është mbledhur sot në selinë...

OEK: Stabiliteti politik, kusht për zhvillim ekonomik

Oda Ekonomike e Kosovës ka shprehur shqetësimin lidhur me...

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, pritet të vizitojë Paris të hënën për një takim me homologun e tij francez, Emmanuel Macron, njoftoi zyra e presidencës franceze.

Vizita vjen në një moment të vështirë për Zelenskyn, i cili përballet me sfida të mëdha politike dhe ushtarake që nga pushtimi rus i Ukrainës në vitin 2022, transmeton lajmi.net.

Sipas Pallatit Elysee, të dy udhëheqësit do të diskutojnë “kushtet e një paqeje të drejtë dhe të qëndrueshme”, duke u bazuar edhe në bisedimet e fundit në Gjenevë dhe planin amerikan të paqes.

Presidenti Zelensky ka vizituar Parisin për herë të fundit më 17 nëntor, ku gjithashtu pati takime mbi situatën e sigurisë dhe mbështetjen ndërkombëtare për Ukrainën./lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz