back to top
Sunday, August 10, 2025
BallinaInstantPlaku që dha 10 euro nga pensioni për tërmetin në Shqipëri dëshiron...

Plaku që dha 10 euro nga pensioni për tërmetin në Shqipëri dëshiron t’i jap diçka Ilir Metës, sigurimi e largon

Të ngjajshme

Shqipëria në nëntor të vitit të kaluar u godit nga një tërmet i fuqishëm që shkaktoi rreth 50 viktima, qindra të lënduar dhe shumë objekte të shkatërruara.

Shqiptarët anë e mbanë botës arritën të mobilizoheshin si kurrë më parë për t’u dalë në ndihmë të prekurve nga tragjedia, por historia e një të moshuari nga Medvegja dhe dashuria e tij për Shqipërinë ka prekur të gjithë, shkruan Reporteri.net.

Shaqir Shaqiri, sapo kishte marrë pensionin e tij, por nuk hezitoi që nga ajo shumë e vogël të ndajë pak edhe për vëllezërit shqiptarë, të cilët i kishin dalë në ndihmë gjatë kohës së luftës. Axha Shaqir dhuroi 10 euro për të prekurit nga tërmeti duke thënë se kjo shumë është krejt çka mund të ofrojë.

E gjesti i tij përpos se ka prekur shumë njerëz, ka rënë në sy edhe të kryeministrit shqiptar, Edi Rama. Rama e ka cilësuar axhën Shaqir si heroin e tij, njeriun më të pasur të kombit, gjersa ka premtuar se një ditë do të shkojë dhe ta takojë.

E sot dashuria për Shqipërinë ka bërë që axha Shaqir të paraqitet edhe në një aktivitet tjetër ku ishin prezentë krerët shqiptarë. Krerë të institucioneve politike dhe fetare u mblodhën sot në Katedralen Shën Nënë Tereza në Prishtinë për të falënderuar Shqipërinë për mikpritjen e ofruar gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Mysafirë nga Shqipëria ishin dy politikanët e njohur, Pandeli Majko dhe presidenti, Ilir Meta. Në pamje shihet se ndërsa presidenti shqiptar po mbante fjalim i moshuari Shaqir Shaqiri u afrua tia jepte një libër, mirëpo sigurimi nuk e lejoi duke e larguar nga aty. /Reporteri.net

Shikoni pamjet:

- Advertisement -

Të Fundit