back to top
Thursday, January 29, 2026
BallinaLajmePlagosje në fshatin Kijevë të Malishevës, dy të arrestuar

Plagosje në fshatin Kijevë të Malishevës, dy të arrestuar

Të ngjajshme

Bllokada e Kuvendit mund të kthehet sërish

Nëse në periudhën e ardhshme nuk arrihet një marrëveshje...

ETC sjell Eventin “E PREMTJA E BARDHË” me Zbritje deri 50%

Një ndër eventet më të mëdha të Zbritjeve në...

Një plagosje ka ndodhur sot në fshatin Kijevë të Malishevës.

Një i mitur është qëlluar me armë zjarri, nga një i mitur tjetër.

Rastin për lajmi.net, e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.

Elezaj tha se ngjarja ka ndodhur pas një mosmarrëveshje me dy të mitur të tjerë, të cilët janë arrestuar në cilësinë e të dyshuarve.

“Rreth orës 15:45, në fshatin Kijevë të Malishevës, një i mitur është plagosur me armë zjarri pas një mosmarrëveshjeje me dy të mitur të tjerë. Viktima është dërguar për trajtim mjekësor, gjendja e tij shëndetësore është stabile dhe jashtë rrezikut për jetë. Policia ka arrestuar dy të dyshuarit dhe ka sekuestruar një armë zjarri, ndërsa me autorizim të prokurorit po ndërmerren veprimet e mëtejme hetimore”, ka thënë Elezaj. /Lajmi.net/

Të Fundit

Sport

ShowBiz