back to top
Thursday, February 12, 2026
BallinaLajmePlagoset një i ri në Prishtinë si ‘në filma’, shikoni videon!

Plagoset një i ri në Prishtinë si ‘në filma’, shikoni videon!

Të ngjajshme

Pa aktorë profesionistë: Si amatorët pushtuan sezonin e Oscar

Në filmat e fundit, njerëz pa përvojë aktoriale po...

Seanca e orës 19:00, pak deputetë shihen në sallë

Kuvendi i Kosovës ka caktuar seancë sonte për në...

Donbas – një familje ukrainase në prag të pushtimit

Theatre503, Londër Drama e re e Olga Braga-s, fituese e...

Gjatë të shtunës në mbrëmje, në kryeqytet ka ndodhur një plagosje.

Një i ri me inicialet Q.K është sulmuar me thikë në rrugën “George Bush”, në Prishtinë.

Indeksonline ka arritur të sigurojë videon gjatë kohës kur edhe ka ndodhur sulmi.

I njëjti pas lëndimeve që ka marrë, qëndron i shtrirë për disa minuta, derisa ndihmohet nga disa kalimtarë rasti.

Flora Ahmeti nga Policia e Kosovës ka dhënë detaje shtesë lidhur me këtë rast.

“Mbrëmë në stacionin policor qendra në Prishtinë është hapur një rast për lëndim trupor. Rasti ka ndodhur në rrugën “George Bush”, në Prishtinë, ku dyshohet se viktima Q.K është sulmuar në këmbë me mjet të mprehtë  (thikë). Personi i lënduar është dërguar për tretman mjekësor me rastin po merren njësitet përkatëse”, ka thënë ajo në një prononcim për Indeksonline. /Indeksonline/

Të Fundit

Sport

ShowBiz