Plaçkitet një bankë në Kosovë
Njëra nga selitë e bankës ‘Raiffaisen’ në komunë të Shtimes është plaçkitur sot rreth orës 10:00.
Zëvendësdrejtori gjeneral i Policisë Rajonale, Basri Shabani ka konfirmuar rastin për Indeksonline duke theksuar se dy nga tre të dyshuarit e rastit ishin të armatosur.
“Rreth orës 10 të ditës së sotme ka ndodhur një plaçkitje në bankën ‘Raiffaisen’ në Shtime.
Lexo edheJa ku do ta hapin zyrtarisht fushatën PDK-AAK e NISMA
Dyshohet se tre persona të maskuar, dy prej tyre të armatosur kanë hyrë në bankë dhe kanë grabitur një sasi mjetesh, e cila ende nuk është konfirmuar nga zyrtarët e bankës se sa është dhe kanë ikur nga vendi i ngjarjes”, ka thënë Shabani.
Gjithashtu Shabani ka shtuar se Policia i është përgjigjur rastit dhe se janë në kërkim të të dyshuarve dhe marrjes së informacioneve lidhur me shumën e kapur nga personat e dyshuar./Indeksonline/














