BallinaLajmePjesa e parë në “Fadil Vokrri” përfundon me një tjetër karton të...

Pjesa e parë në “Fadil Vokrri” përfundon me një tjetër karton të kuq

Të ngjajshme

Kripa: Sa na duhet vërtet?

Kripa është konsideruar prej kohësh si një nga “armiqtë”...

Çmimi për kurban rritet prapë në Kosovë, sivjet bëhet 200 euro

Çmimi për therjen e kurbanit në Kosovë ka shënuar...

“Finalja para finales”, publikohen formacionet e ndeshjes Bayern vs PSG

Janë publikuar formacionet zyrtare të ndeshjes më interesante të...

Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes me Gjilanit dhe Dritës e vlefshme për xhiron e 26 në Ipko Superligën e Kosovës.

Pas 45 minutave lojë në ndeshjen që po zhvillohet në “Fadil Vokrri” mes Gjilanit dhe Dritës, nuk pati gola, por janë dhënë dy kartonë të kuq, një për Gjilanin dhe një për Dritën, shkruan Gazeta Express.

Fillimisht Nika i Gjilanit u ndëshkua me karton në minutën e 17’ pas disa shtyrjeve me Liridon Lecin, shkruan Gazeta Express.

Nika u largua i zemëruar nga fusha drejt dhomave të zhveshjes, duke mos u pajtuar me vendimin e gjyqtarit.

Madje, ai u pa duke i thënë gjyqtarit kryesor se u provokua dhe u shkel nga Liridon Leci.

Para se skuadrat të shkojnë në pushim të pjesës së parë, në minutën e 45, edhe Drita mbeti me një lojtar më pak në fushë, pasi Neziraj u përjashtua me të kuq.

Kapiteni, Limani, për disa sekonda nuk e lejoi gjyqtarin ta ndëshkojë me të kuq, duke mos u pajtuar me vendimin, që tashmë ishte marrë dhe s’kishte shpëtim.

Raportohet se për ndeshjen që po zhvillohet në “Fadil Vokrri”, janë shitur me shumë se 8 mijë bileta. /Gazeta Express/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz