BallinaKulturë'Pirates of the Caribbean' rikthehet fuqishëm në kinematë e botës

‘Pirates of the Caribbean’ rikthehet fuqishëm në kinematë e botës

Të ngjajshme

Menopauza mund të shkaktojë depresion

Një grua duhet të kujdeset për shëndetin e saj...

Miftaraj për Ligjin për të Huajt: Kurti ka shkelur ligjin

Ehat Miftaraj, nga IKD në emisionin “Click” të RTV21,...

Reali “pulë” në ligë, “skifter” në Champions League

Real Madridi ka siguruar kalimin në çerekfinale të Ligës...

PSG-ja e ‘shkel’ Chelsean në Londër, kalon në çerekfinale

Paris Saint-Germain e ka kryer punën me lehtësi ndaj...

Pas gjashtë vitesh pritjeje të gjatë, “Piratët e Karaibeve” i kanë mbushur sërish sallat e kinemave në mbarë botën që prej disa ditësh dhe duket se ky film as e ka ndërmend të zbresë në vendin e dytë të filmave më të ndjekur edhe për ditët në vijim.

Erërat e fatkeqësisë në këtë seri do të fryjnë edhe më fort për kapitenin Jack Sparrow, kur fantazmat e piratëve të vdekur në bashkëpunim me armikun e tij të vjetër kapitenin e tmerrshëm Salazar, të arratisur nga Trekëndëshi i Djallit, do të përpiqen të vrasin të gjithë piratët e deteve, duke përfshirë edhe atë vetë. E vetmja shpresë e kapitenit Sparrow do të jetë kërkimi i Sfurkut të Poseidonit, i cili i jep zotëruesit të tij fuqi të pakontrolluar mbi detin.

Dwayne Johnson dhe heronjtë e premierës së re “Baywatch” po përpiqen me të gjitha forcat t’i afrohen arkëtimeve të “Piratëve të Karaibeve”, por duket se është një mund i kotë.

As vajzat joshëse të “Baywatch” nuk kanë mundur të ndalin suksesin e piratëve Johnny Depp, Geoffrey Rush e Javier Bardem, në prodhimin me efekte 3D të Walt Disneyt, i cili ka arkëtuar më shumë se 390 milionë dollarë në “box-office” deri më tani. Katër seritë e para të sagës së aventurave detare kanë mbledhur rreth 2.45 miliardë dollarë, shifër, e cila do të vijojë të rritet deri në fund të projeksioneve të “Piratëve të Karaibeve 5”. / KultPlus.com

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz