back to top
Thursday, December 25, 2025
BallinaLajmeLajmet e FunditPilotët e FSK-së përfundojnë trajnimin rifreskues me helikopter në Shkollën e...

Pilotët e FSK-së përfundojnë trajnimin rifreskues me helikopter në Shkollën e Aviacionit Tokësor në Turqi

Të ngjajshme

Lista Serbe gjobitet edhe me 30 mijë euro nga PZAP-i

Paneli Zgjedhor për Ankesat dhe Parashtresa (PZAP) ka marrë...

Kurti komenton ndarjen e shtesave prej 100 eurosh: Çdo vit…

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti thotë se vendimi për...
- Advertisement -

Në kuadër të bashkëpunimit me Republikën e Turqisë oficerët, major Afrim Zabeli, kapiten Atdhe Hasani dhe kapiten Krenar Voca, kanë përfunduar me sukses trajnimin rifreskues me helikopter në Shkollën e Aviacionit Tokësor në Isparta të Republikës së Turqisë.

- Advertisement -

Ky trajnim nuk ishte vetëm një përditësim teknik – ishte një përforcim i mëtutjeshëm i përgjegjësisë që ata bartin çdo ditë mbi supe.

“Gjatë trajnimit, pilotët tanë zhvilluan dhe përmirësuan aftësitë e tyre përmes fluturimeve praktike, duke përfshirë skenarë të fluturimeve emergjente dhe taktike. Po ashtu, ata patën mundësinë të shkëmbejnë përvoja profesionale me kolegët e tyre nga Forcat e Armatosura të Turqisë, ata treguan standardin e lartë që përfaqëson FSK-ja në çdo angazhim ndërkombëtar”, thuhet në njoftim.

Në njoftim po ashtu thuhet se Republika e Turqisë në vazhdimësi ka dhënë kontributin e saj në ngritjen e kapaciteteve të FSK-së në fusha të ndryshme, dhe me këtë raste mbështetjen e vazhdueshme në fuqizimin e kapaciteteve tona ajrore, përmes bashkëpunimeve të tilla, ne rrisim ndërveprueshmërinë me partnerët tanë dhe forcojmë themelet e një ushtrie moderne, të aftë dhe të përgatitur.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz